LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:   

U mbajt Kuvendi V i Degės sė LDK-sė nė Suharekė

 

Prishtinė, 12 tetor (QIK) - Kuvendi V i Degės sė LDK-sė sė Suharekės filloi me njė minutė heshtje nė shenjė nderimi tė tė gjithė tė rėnėve pėr lirinė e Kosovės. Pos anėtarėve tė Kryesisė qendrorer tė kėsaj partie, z.Agim Krasniqi e znj. Sanije Aliu, ishin edhe mysafirėt nga Prizreni, Opoja, Zhuri dhe anėtarė tė partive e tė asociacioneve tė tjera komunale. Qė nė fillim tė punimeve u konstatua pjesėmarrja e 78 delegatėve, prej 101 pėrfaqėsuesve tė kėtij kuvendi, tre prej tė cilėve ishin vrarė nė luftė (Xhavit Sylaj, Avdyl Beqiraj e Hajdin Berisha) dhe dy ndodhen nė burgjet serbe (Nazim Zenelaj e Musli Palushi). Pastaj Ukė Bytyēi, kryetar i degės sė kėsaj partie, qė u udhėhoqi punėn e kuvendit, nė vazhdim lexoi telegramin e komandantit tė Brigadės 123 tė ZOP, z.Gėzim Hazrolli. Viktor Markaj nė raportin e punės dyvjeēare, pos tė tjerash tha se qė nga ditėt e para u angazhuan nė UĒK, kryetari i Degės Ukė Bytyēi, anėtarėt e kryesisė, Blerim Kuēi, Halil Morina, Sali Asllani dhe Sami Jupaj. Pjesa tjetėr e degės mbeti pėr tė kryer veprimtarinė e vet edhe mė tej, por si punė primare e kishte grumbullimin e ndihmave pėr nevoja tė UĒK-sė, si nė aspektin financiar, e po ashtu edhe nė ushqime e veshmbathje. Kėshtu, aktivistėt e Degės sė LDK-sė nė Suharekė, nė shtabin lokal tė UĒK-sė, kanė dorėzuar mbi 600 mijė DM".

Nė kėtė luftė ranė heroikisht shumė aktivistė, kryetarė nėndegėsh e anėtarė tė kryesive, si: Xhavit Sylaj, kryetar i nėndegės nė Sllapuzhan, Hajdin Berisha, anėtar i kryesisė sė nėndegės Suhareka I dhe delegat i kėtij kuvendi, Ruzhdi Ēatani, anėtar i kryesisė nė Duhėl, Tahir Trolli-Ēadrak, Xhemajli Tafa, Avdyl Beqiraj, Hazir Selimaj, anėtarė tė kryesisė tė nėndegės sė Grejkocit, Xhavit Basha - Vraniq, Man Sallauka, Budakovė, Refki Rexhaj, anėtar i kryesisė nė Terne, Ismail Bytyēi - Suharekė e shumė veprimtarė tė tjerė dhe anėtarė tė LDK-sė nga kjo komunė.

 

U mbajt Kuvendi i punės i Degės sė LDK-sė nė Kaēanik

 

Prishtinė, 12 tetor (QIK) - Nė Shtėpinė e Kulturės nė Kaēanik, tė dielėn, ėshtė mbajtur Kuvendi i punės i Degės sė LDK-sė.

Fillimisht, me njė minutė heshtje tė pranishmit nė kėtė kuvend kanė nderuar tė vrarėt nga forcat paramilitare dhe militare serbe gjatė luftės nė Kosovė.

"LDK-ja ka bėrė pėrpjekje maksimale pėr krijimin e njė atmosfere bashkėpunimi vėllazėror ndėrmjet grupimeve tė ndryshme politike, stafit udhėheqės tė UĒK-sė dhe Kėshillit komunal, mirėpo nė tė shumtėn e rasteve nuk ka hasur nė mirėkuptim. Nuk ėshtė arritur tė jemi bashkė, madje as nė manifestimet e organizuara nė shėnim tė datave historike, sikundėr ishte rasti me shėnimin e 7 Shtatorit. Si pasojė e raporteve tė tilla, dega jonė e LDK-sė edhe sot vazhdon tė zhvillojė aktivitetin e vet nė zyrėn qė gjendet nė njė shtėpi private, e qė nuk i plotėson as kushtet minimale pėr veprimtari normale", thuhet, ndėr tė tjera, nė raportin e punės dyvjeēare tė Degės sė LDK-sė nė Kaēanik, tė cilin e ka lexuar Izahir Doda, nėnkryetar i Kryesisė sė kėsaj dege, ndėsa ėshtė miratuar pa asnjė votė kundėr.

Nė pjesėn zgjedhore tė punimeve tė kėtij kuvendi, Muzafer Luma, Fehmi Krasniqi Sahit Bela dhe Sevdije Shehu me vota tė hapura u zgjodhėn anėtarė tė Kryesisė tė Degės sė LDK-sė nė Kaēanik. Pėr mė vonė u la tė zgjedhen edhe dy anėtarė tė tjerė.

Vendet e zbrazėta nė Kryesinė e Degės sė LDK-sė nė Kaēanik ishin krijuar si pasojė e vrasjės sė katėr antėtarėve tė kėsaj kryesie nga forcat serbe gjatė luftės (Qamil Ilazi, Rexhat Shehu, Avdylgafur Luma dhe Cen Loku), njėri anėtar mė herėt kishte dhėnė dorėheqje nga kryesia dhe e kishte braktisur LDK-nė (Xhelal Gashi, aktualisht kryetar i Kėshillit komunal tė Kaēanikut), kurse njė anėtare ėshtė shkarkuar nga kryesia pėr mosaktivitet (Imrane Bela).

Delegatėt kanė zgjedhur Luan Matlumėn, delegat nė Kuvendin qendror tė LDK-sė, nė vend tė Berat Luzhės.

Pas pėrfundimit tė punimeve tė kėtij kuvendi, tė pranishmit u kanė bėrė homazhe tė rėnėve pėr liri nė varrezat e dėshmorėve nė Kaēanik.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999,  »  »  L   D   K   «  «   All Rights Reserved.