|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
Adem Salihaj: E ardhmja jonė ėshtė nė Kosovėn e pavarur
Prishtinė, 24 shtator (QIK) - "Dega e LDK-sė nė Ferizaj ka rifilluar veprimtarinė e vet mė 17 qershor, vetėm pesė ditė pas hyrjes sė trupave tė NATO-s. Puna e parė qė kemi bėrė ka qenė pėrpjekja pėr vėnien e kontakteve me Shtabin e UĒK-sė rreth bashkėveprimit dhe koordinimit tė punėve, pastaj vendosja e kontakteve dhe bashkėpunimi me KFOR-in dhe organizatat tjera ndėrkombėtare, si dhe rifillimi i kontakteve tė rregullta me nėndegėt tona", tha nė njė intervistė pėr gazetėn "Dardania", Adem Salihaj, kryetar i Degės sė LDK-sė nė Ferizaj. Sipas zotit Salihaj dega e LDK-sė nė kėtė qytet aktivitetin e saj e ka rifilluar qysh mė 19 qershor dhe prej asaj kohe zhvillon aktivitet tė rregullt. Duke folur rreth raprteve me UĒK-nė, ai tha se shumica e pjesėtarėve tė UĒK-sė kanė qenė anėtarė tė LDK-sė, dhe ata, tash, pas pėrfundimit tė luftės, po rikthehen nė radhėt e saj. Nuk ka asnjė mosmarrėveshje, pėrkundrazi ka raporte shumė tė mira me ta, thotė zoti Salihaj. Duke komentuar protektoratin e vendosur ndėrkombėtar nė Kosovė, zoti Salihaj tha se LDK-ja dhe presidenti Rugova kanė kėrkuar vite me radhė njė protektorat ndėrkombėtar si fazė kalimtare drejt pavarėsisė sė plotė tė Kosovės. Ndėrkaq duke folur pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Kosovės gjatė dhe pas fazės transitore, ai tha se NATO dhe OKB-ja do tė krijojnė njė ombrellė tė fortė sigurie pėr tė gjithė shqiptarėt dhe pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė jetojnė nė paqe me shqiptarėt. E ardhmja ėshtė nė Kosovėn e pavarur dhe nė shtėpinė e pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve. "Fati dhe zhvillimi ynė politik e konomik do tė varet shumė nga fakti se sa do tė dimė tė punojmė sė bashku dhe sa do ta shfrytėzojmė pėr interesin tonė praninė e madhe ndėrkombėtare nė Kosovė. Duhet t'i bashkėrendojmė veprimet dhe t'i harmonizojmė sa mė shumė interesat tona me ato tė NATO-s dhe tė shteteve tė fuqishme perėndimore, e veēanėrisht tė Amerikės", tha mes tjerash Adem Salihaj, kryetar i Degės sė LDK nė Ferizaj. |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes